De Ligt-Juventus, shenja “divorci” mes palëve. Holandezi kërkon largimin
Nuk ka rinovim, rrugët e De Ligt dhe Juventusit me shumë mundësi do të ndahen. Holandezi ka kërkuar shitjen dhe Chelsea e Manchester United janë në radhë për të siguruar shërbimet e qëndërmbrojtësit.
Matthijs mund të ishte një nga pikat e palëvizshme të projektit bardhezi bashkë me Chiesa, Locatelli e Vlahovic por presidenti Agnelli nuk preferon të vazhdojë bashkëpunimin duke parë edhe tekat e vazhdueshme të lotarit holandez, kontrata e të cilit me Juventusin skadon në vitin 2024.
Në bisedimet e fundit që ka pasur mes palëve, nuk është gjetur dakordësia për pagën dhe klauzolën e largimit që Juventusi e kërkoi 115 milionë ndërsa agjenti i lojtarit e konsideroi shumë të lartë. Në aspektin sportiv, lojtari e ka bërë të qartë se vendi i katërt është shumë pak për ambicjet e tij.
Një nyje e vështirë që nuk është zgjidhur lidhet edhe me pagën që momentalisht shkon deri në 12 milionë dhe Juventusi nuk ka mundur ta ulë në bisedime e në këtë mënyrë, në dritare vazhdojnë të qëndrojnë klube të tjera, të gatshme për ta blerë mbrojtësin edhe për 70 apo 80 milionë euro.
