Vlorë/ Dhoma e Avokatisë vijon bojkotin, për dy ditë do të bojkotohet dhe masat e sigurisë, i bashkohet dhe Korça
Ditën e sotme ka pasur vijim të bojkotit në dy qytete; në Vlorë dhe Korcë duke përfshirë dhe masat e sigurisë.
Avokatët e Korçës, për dy ditë nuk do ta kalojnë pragun e derës së gjykatës dhe nuk do ta veshin mantelin as për masat e sigurisë duke përshkallëzuar protestën kundër hartës së re gjyqësore.
"Sot kemi filluar bojkotin dy ditor për masat e sigurisë. Kjo nënkupton që asnjë avokat nuk do të paraqitet qoftë pranë oragneve të ndjekjes penale, polici, komisariat, në prokurori apo qoftë dhe në Gjykatë," tha Artan Lena.
Prania e mbrojtësit ligjore është kusht për një masë sigurie, ndaj dhoma e Avokatisë së Korcë kanë tërhequr edhe listën e gadishmërisë, duke paralizuar kështu dhënien e drejtësisë!
" Jemi në një vend ku cuditë s'kanë të sosur. Nga ana e Gjykatës mund të procedohet me çfarëdolloj mënyre, por nga ana ligjore është taksative që asnjë masë sigurie nuk mund të zhvillohet pa praninë e avokatëve. Ligji parashikon masa vetëm atëherë kur avokatët nuk u binden veprimeve dhe vendimeve të dhomës kombëtare të avokatisë. E them këtë sepse nga ana e Dhomës është hequr dhe lista e gatishmërisë kjëto dy ditë. Kjo do të thotë që nuk ka as avokat të gatshëm këto dy ditë," tha ai.
Edhe Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë , vendosi të vijojë bojkotin e seancave gjyqësore si dhe masave të sigurimit prej datës 27 - 29 qershor.
"Kemi pritur të reflektohej nga institucionet përjgegjëse për hartën e re gjyqësore. Nuk ka pasur asnjë reagim. Në këto kushte dhoma vendore e avokatisë Vlorë mori këtë vendim," Durim Bajramaj.
Kjo është java e dytë e protestës kundër hartës së re gjyqësore që parashikon shkrirjen e 18 gjykatave.
Avokatët janë bashkë kundër hartës së re gjyqsëore, por të ndarë për mënyrën si duhet kundërshtuar.
Një pjesë në bojkot dhe një pjesë në punë.
Ndaj Dhoma Kombëtare e Avokatisë do të mbledhje të mërkurën Këshillin e Përgjithshëm ku do të dalë me një qëndrim të detyrueshëm për të gjithë.