Kontrolle masive dhe në Shkodër, parcela me cannabis në Vilu dhe Obot, ikin dy kultivuesit
Nga Ora News Përditësimi i fundit 24 Qershor 2022, 09:55
Dy opercaione antidrogë janë zhvilluar në Shkodër përmes të cilëve u evidentuan dy raste të kultimit të bimëve narkotike.
Në dy operacionet:“Vilu” u shpall në kërkim shtetasi Rozart Pjetri, 38 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazh Velipojë si dhe në operacioni policor “Obot” në vendin e quajtur “Zalli Bunës”, u shpall në kërkim Halil Zenelaj 55 vjeç, banues në fshatin Oblikë.
Për shkak të terrenit të pyllëzuar ata kanë arritur të largohen nga parcelat.
Kontrollet e imtësishme të territorit, nga toka dhe nga ajri, u bënë duke përdorur edhe dronët.
Bimët e kultivuara u asgjesuan nga policia përmes djegies.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
