Po transportonte 2 emigrantë pakistanezë në mënyrë ta paligjshme, në pranga 58-vjeçari në Shkodër

Një 58-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi është kapur duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi T. B., banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër,dhe akuzohet për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

“Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke qarkulluar në aksin rrugor “Bajzë – Hot”, me  një automjet  tip  “Ford”, me të cilin transportonte 2 emigrantë pakistanezë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit nga ana e tyre, me destinacion final vendet e BE-së. “- njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.