Porositë e kokainës nga Ekuadori, policët shqiptarë 1 javë në portin e Guayaquil për mbledhjen e informacioneve
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 20 Qershor 2022, 15:45
Efektivë të Policisë së Shtetit të sektorit të Anti-drogës për 7 ditë kanë qëndruar në Ekuador, në portin e Guayaquil teksa kanë marrë informacione më homologët e tyre atje në lidhje me grupet shqiptare që merrën me trafikun e drogës.
Burimet bëjnë më dijë se zyrtarët kanë marrë informacionë në lidhjë më sigurinë e portit, kontrollet që efektiv të policisë aë Ekuadorit kryejnë në zbulimin e kontenierëve më drogë.
Ky takim 1 javor ka ardhur në kuadër edhe të zbulimeve të kokainës në portin e Durrësit, ku në të gjitha rastet është zbuluar se gjithë porosia ka ardhur nga Ekuadori.