Shqipëria e Kosova firmosin marrëveshjen për një platformë digjitale të përbashkët për turizmin

Shqipëria dhe Kosova kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e një platforme digjitale për informacionin dhe promovimin turistik.

Marrëveshja u bë me dije nga zv. ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Getoar Mjeku dhe ministres së Turizmit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro.

Mjeku: Dy vendet tona mund të mbërrijnë potencialin e tyre në fushën e turizmit duke bashkëpunuar ngushtë dhe duke plotësuar njëri-tjetrin si pjesë e një kombi. Prandaj jam i lumtur që po nënshkruajmë këtë platformë të përbashkët të turizmit që do t’i paraqesë dy vendet tona si një cak i përbashkët për atraksione dhe produkte turistike. Vizitorët e huaj do të informohen për të vizituar vendet tona.

Kumbaro: Ne kemi një rritje me 10% të turistëve nga Kosova vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti. Ne kemi nisur një komunikim me ministren prej më shumë se dy muaj për të pasur një propozim të përbashkët.