Shqipëria e Kosova firmosin marrëveshjen në fushën e mbrojtjes për kërkim-shpëtim malor dhe në ujë

Shqipëria dhe Kosova kanë arritur një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kërkim shpëtimit malor dhe ujërave territoriale.

Një gjë të tillë e bënë me dije dy ministrat e mbrojtjes së dy vendeve, Armend Mehaj dhe Niko Pleshi gjatë mbledhjes së përbashkët ditën e sotme.

Mehaj: Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyer mes ministrive tona. Me këtë marrëveshje është bërë në raport me reagimin sa më të shpejtë në kërkim shpëtim. Kemi edhe fusha të tjera ku mund të bëjmë marrëveshje. Po ashtu duam një marrëveshje për të pasur një bazë të përbashkët edhe pranë Kukësit ose Prizrenit. Tani ka ardhur koha që të kemi dy ushtri të forta.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi u shpreh se janë intensifikuar kontaktet dhe marrëveshjet e përbashkëta.

Peleshi: Edhe pas agresionit rus e kuptojmë që rajoni ynë është i brishtë dhe e kuptojmë misionin që kemi për të luajtur në aspektin e mbrojtjes së dy vendeve. Ne kemi intensifikuar kontaktet dhe marrëveshjet e përbashkëta. Kosova paka ditë më parë që ul në selinë e NATO-s me flamur dhe e njohur krah vendeve të botës, kundër agresionit rus.