“Kanceri" po dëmton ullinjtë në Lezhë
Një sëmundje e quajtur “kanceri i degës” po dëmton pemët e ullirit në Lezhë. Specialistët thonë se ndërhyrja me kimikate nuk jep asnjë efekt, ndërsa fermerët ankohen se po humbin investimet e një jete.
Lezhë - Një sëmundje e rrallë po dëmton pemët e ullirit në Lezhë. Ka prekur qindra rrënjë
"Kam pasur 1 mijë rrënjë e janë prekur 600 - 700."
Dëmton degët dhe e çon pemën drejt tharjes së plotë.
Fermerët thonë se parcelat po shkatërrohen.
"Shkojmë atje ku shiten ilaçet e na thonë priteni e digjini se nuk kemi çfarë u bëjmë"
Ndaj kërkojnë kompensim.
"Shteti të paktën të vijë të shikojë"
Pashk Halili, Specalist pranë autoritetit të veterinarisë dhe mbrojtjes së Bimëve në Lezhë, thotë se sëmundja njihet si kanceri i degës së ullirit
Preparatet kimike nuk japin asnjë efekt.
Pashk Halili: Eshtë bakter që shkatërron bimën e ullirit"
Mbi 20 hektarë plantacione me ullinjë kanë prekur në fshatrat e lezhës nga kjo sëmundje, sipas të dhënave zyrtare, duke u shkaktuar kosto familjeve që jetesën e kanë të lidhur me Bujqësinë.
