Rama: Jami të interesuar për sipërmarrës të Kosovës, na duhen në ekonominë tonë kampionët shqiptarë

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës me sipërmarrës në Kosovë komentoi çështjen e Ballkanit të Hapur si dhe foli mbi marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë lidhur me investimet.

Rama shprehu qartë interesin e qeverisë së Shqipërisë për pjesëmarrje më të madhe  të sipermarrjes së shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri. 

Edi Rama: Shqipëria është në një fazë të rë zhvillimi dhe në një moment ku ja vlen që të investohet, posaqërisht në turizëm dhe patjetër dhe në të gjithë linjat e prodhimit por mbi të gjitha të përpunimit në fushën e ushqimit. Ne jemi të interesuar që të ketë një pjesëmarrje më të madhe  të sipermarrjes së shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri sepse pavarësisht se investitorët e huaj janë vlerë e padiskutueshme ne na duhen në ekonominë tonë kampionët shqiptarë. Në këtë rast kam të gjithë bashkësinë shqiptare.

Sa i përket Ballkanit të Hapur Rama tha se nga kjo nismë përfitojnë të gjithë .

Edi Rama: Çështja se Ballkani i Hapur do bëjë ndonjë gjë tjetër përveç se do krijojë hapësirë shumë më të madhe për të gjithë. Do të zgjerojë shumë me tepër frymëmarrjen ekonomike për të gjithë, dhe secili do të marri pjesën e vet të asaj që i takon. Ti nuk mund të nisesh si e si të pengosh tjetrin, pavarësisht se për vete mund të vuash shumë më tepër. Ti duhet të nisesh si e si të fitosh për vendin tënd, pastaj të tjerët të fitojnë pjesën e tyre. Kjo nuk është diçka që duhet ta pengosh, apo që do duhej të ishte shqetësimi yt fare.