Rama takon familjen e Thaçit, batuta me qeleshen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Qershor 2022, 21:39
Kryeministri Edi Rama, ka arritur në Burojë të Skenderajt, për vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.
Gjatë takimit në familjen e Thaçit Rama iu dha një dhuratë simbolike, statujë të vogël të Skënderbeut.
Rama: Për një shenjë, kam sjellë skënderbeun, ta mbani tek shtëpia.
Sakaq dhe Rama mori një dhuratë simbolike një qeleshe.
"Unë e kam kokën dyfishi, e kam kohën të madhe megjithatë faleminderit", u shpreh Rama pasi mori qeleshen.
Kjo batutë shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve.


