A ja vodhi Rama, Dua Lipën, Kurtit? Hoti: Hatërmbetjet për këtë çështje do të tregonin liderë sipërfaqësor
Analisti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Dritan Hoti gjatë një interviste për RTV ORA me gazetarin Sebastian Zonja tha se nëse zhvendosja e festivalit Sunny Hill në Tiranë do të lidhej me hatërmbetje mes dy liderave të Shqipërisë dhe Kosovës do të tregonte që dy liderët janë sipërfaqësor dhe që kanë përceptime të kufizuara politiko intelektuale.
Dritan Hoti: Nëse hatërmbetjet lidhen me simbolikën e Dua Lipës tregon që dy liderët janë sipërfaqësor dhe që kanë përceptime të kufizuara politiko intelektuale. Rivaliteti i tyre do të lidhet me përkushtimin kombëtar që do të kenë dy liderat, kush do të jetë më i thellë, kush do të jetë më largpamës në planin kombëtar dhe strategjik. Dhe cili do të jetë lideri që do ta drejtojë më me integritet dhe efiçencë vendin e tij. Pra nuk lidhet me Dua Lipën.
"Kjo është një këngëtare e cila në pikun e verës kur dhe pushuesit e Kosovës do të jenë në Shqipëri do të performojë në Tiranë dhe në Shqipëri, nuk mund ta vendosim në kontekstin e një rivaliteti", u shpreh Hoti.
