Trafiku i rënduar në Vlorë, Qato: Policia rrugore ka bërë një plan të plotë për sigurinë rrugore
Altin Qato shef i qarkullimit rrugor foli në lidhje me situatën e trafikut në qytetin e Vlorës dhe zgjidhjet që mund të marri për ti dhënë frymë qarkullimit rrugor në qytet përgjate sezonit veror.
Altin Qato: Është një aks rrugor tepër i ngarkuar për shkak të fluksit të madh të mjeteve dhe aksit rugor të kufizuar. Policia rrugorë ka bërë një plan të plotë që me fillimin e sezonit deri në përfundim të sezonit. Ka rritur gadishmërinë e forcave, ka maksimalizuar punonjësit e policisë. Qëllimi është të maksimalizojmë sigurinë rrugore dhe të mbajmë një trafik të kontrollueshëm.
Përsa i përket lehtësimit që mund të kenë qytetarët gjatë sezonit veror lidhur më gjobat Qato u shpreh se aty ku ka shkelje nuk mund të bëhet tolerim. Kjo sipas tij e gjitha në kuadër të rritjes së sigurisë rrugore.
Altin Qato: Nuk kemi qëllim në vetvete masat administrative pasi policia nuk ka asnjë normë. Qëllimi është rritja e sigurisë, mbajtja e një trafiku normal të lehtësuar për qytetarët. Normalisht kur jemi para konstatimit të shkeljeve policia do të ndërhyjë pasi këtë detyrë ka policia përveçse edukon e ndërgjegjëson. Parkimi i gabuar rreth 20 për qind të masave administrative zë në volum, pra nuk është e saktë konstatimi që masat kryesore i zë parkimi por dhe kur ka parkime të gabuara policia do të ndërhyjë pasi mund të rritet risku për aksidente.
