"Reforma territoriale në shinat e gabuar", Haxhimali: Manovra politike për t'ia lënë topin në derë njëri-tjetrit

Duket se palët janë fokusuar në një qëndrim përsa i përket Reformës Territoriale. Opozita kërkon rritjen e numrit të Bashkive ndërsa intersi i socialistëve është shkrirja e qarqeve dhe krijimi i rajoneve pra ka një tendencë për të krijuar Bashki edhe më të mëdha.

Agron Haxhimali ekspert për pushtetin vendor, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë në një intercvistë për ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se  shinat në të cilat po ecën tani kjo reformë nuk janë të duhurat.

Agron Haxhimali: Këto nuk janë shinat ku duhet të eci reforma, as nga qasja demokrate, as nga qasja e socialistëve. Të dyja po bëjnë një lojë aspask korrekte në funksion të qytetarëve. E para demokratët meritojnë kritika që e lanë në fjetje prej disa muajsh, kanë kaluar disa muaj dhe tani janë në presionin e kohës që ta mbyllin këtë reformë për dy muaj, që nuk ka kohë. Por me vullnet dhe ekspertizë mund ta mbyllin. Fakti që palët u ulën pa analiza, palët thonë unë dua këtë ti këtë, nuk është ky konsensusi, nuk është ky debati. Të jenë të dyja palët të ndershme duhet të thonë të paktën si e duan modelin e qeverisjes vendore. E duan vetëm me Bashki, e duan kështu siç është, i duan qarqet apo nuk i duan. Nëse duan qarqe a bashki sa duan.

"Mendoj që po shkojnë në manovra politike për t'ia lënë topin në derë njëri-tjetrit që në fund mundet të prevalojë mund të rrim në këtë gjendje. E mira do të jetë e tillë që partitë në programin, në doktrinën e tyre, ta përcaktojnë qartë cili model i shkon këtij vendi", ui shpreh Haxhimali.