Aksident në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, plagosen 5 persona, 2 në gjendje të rëndë/ Pamjet
Pesë persona mbeten të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas përplasjes së dy automjeteve në rrugen e Shëngjinit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 18:30 minuta të së shtunës,18 qershor, pranë lagjes "Xhenjo" dhe në të u përfshinë një automjet tip "Benz" me një "Skoda".
Përplasja kokë më kokë, ishte mjaft e fortë dhe për pasojë mbeten të plagosur 2 drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret që udhëtonin me to.
Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jeten si pasojë e frakturave të marra në disa pjesë të trupit.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, i cili paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga parakalimi i gabuar i njërës prej makinave, duke sjellë dhe përplasjen e fortë.



