"Qeveria krijon borde për interesa të oligarkëve", deputetja e PD: Arrogancë ndaj njerëzve të thjeshtë
Deputetja e PD Ilda Dhori gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj tha se qeveria po mbron interesat e oligarkëve përmes bordeve që krijon e nga ana tjetër nuk ka asnjë llopj reagimi në ndihmë të qytet të nevojave të qytetarëve.
Ilda Dhori: Qeveria nuk po tregon asnjë lloj reagimi në ndihmë të nevojave të qytetarëve në përgjithësi, e të fermerëve nëse do të flasim specifikisht po jemi në një situatë ku preket çdo familje shqiptare. Në situata të tilla qeveria duhet të tregojë ndjeshmërinë ndaj shtresave në nevojë jo ndaj oligarkisë. Kjo qeveri po bën të kundërtën, krijon borde të cilat mbrojnë interesat e oligarkëve dhe të biznesmenëve të fuqishëm, ndërkohë që shqiptarët vuajnë për bukën e gojës. Situata është alarmante në të gjitha shtresat e prekura.
Sipas deputetes Dhori qeveria tregon arrogancën e saj ndaj njerëzve të thjeshtë dhe pse njerëzit po flasin e protestojnë më shumë.
Ilda Dhori: Unë nuk e di së çfarë duhet më shumë, që shqiptarët të protestojnë dhe ta shkundin këtë qeveri. Në fakt po ndodh ai fenomeni, më shumë protestojnë njerëzit, më shumë po flasin njerëzit në të gjitha format e tyre në rrugë, në rrjetet sociale, në media e aq më shumë kjo qeveria po tregon arrogancën e saj ndaj popullit të thjeshtë.

