Kim publikon foton e takimit të Ambasadorëve: SHBA mbështet fuqishëm bashkimin e Shqipërisë me BE

Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar edhe njëherë mbështetjen e rrugës europiane të Shqipërisë.

Ambasadorja Yuri Kim në një postim në tWitter  teksa ka publikuar një foto nga takimi i dy ambasadorëve të Shqipërisë dhe SHBA në Bashkimin Europian, përkatësisht Suela Janina dhe Mark Gitenstein thotë se SHBA mbështet fuqimisht ofertën e Shqipërisë për t'u bashkuar me BE dhe pret hapjen zyrtare të negociatave (Konferenca Ndërqeveritare) sa më shpejt të jetë e mundur.

Më herët diplomati amerikan Gitenstein shkroi në tWitter se ishte "kënaqësi të takohem me ambasadoren e Shqipërisë Suela Janina.

"Ne diskutuam një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta si mbështetja transatlantike për Ukrainën, marrëdhëniet e mbrojtjes SHBA-Shqipëri dhe rëndësinë e mbajtjes së bisedimeve të para të anëtarësimit nga BE me Shqipërinë" përfundon ai.