Lia e majmunëve shumë pranë Shqipërisë. Konfirmohen dy rastet e para në vendin fqinj
Nga Ora News Përditësimi i fundit 17 Qershor 2022, 11:27
Dy persona kanë rezultuar pozitivë me linë e majmunëve në Greqi.
Sipas mediave vendase mësohet se analizat e dy kampioneve të marra prej tyre ka përfunduar dhe ato i përkasin llojit të Afrikës Perëndimore.
Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë janë izoluar për të parandaluar shpërndarjen e infektimit.
Autoritetet greke kanë deklaruar se rreziku i sëmundjes mbetet i ulët për popullatën e përgjithshme dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të kufizuar përhapjen e sëmundjes.