Pas shkollave, njoftim për bombë dhe në aeroportin e Prishtinës

Policia e Kosovës është sinjalizuar sot për një bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Expressit brenda aeroportit.

Lajmin e konfirmoi dhe aeroporti.

"Konfirmojme se kemi pranuar nje kercenim me bombe.Udhetaret dhe personeli jane evakuar dhe jane te sigurte. Ekipet e involvuara ne planin emergjent jane duke kryer detyrat e tyre. Do te ju mbajme te informuar!"

Më herët u ndërpre mësimi në disa shkolla për shkak të mesazheve anonime kërcënuese sipas të cilave në këto shkolla ishin vendosur bomba.

Më 24 maj një kërcënim me bombë mbërriti në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, i cili më pas rezultoi një alarm fals.