Dalin pamjet e arrestimit të Dardan Molliqaj: Dhuna policore ishte ndër më brutalet ndonjëherë
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka publikuar në facebook pamjet e arrestimit të tij dhe dy aktivistëve tjerë të PSD-së sot pas proptestës së veteranëve të UÇK-së për rritjen e pensioneve.
Sipas tij, dhuna policore që u përdor ndaj tij ishte ndër më brutalet ndonjëherë ndërsa vë në pikëpyetje arsyen e arrestimit kur u lirua vetëm dy orë më pas.
Sipas Molliqaj, pushteti po i shfaq kthetrat autoritare dhe po shtyp grupet e margjinalizuara.
"Dhuna policore gjatë arrestimit të sotëm ishte ndër më brutalet ndonjëherë.E për çka? Që në fund të lirohemi pas 2 orësh? Rrjedha e ngjarjeve ndodhi kështu vetëm për një arsye: Pushteti po përndjek politikisht me gjithë aparatin shtetëror në dispozicion duke shkelur të gjitha procedurat ligjore në fuqi.Pushteti po shpërfaq kthetrat autoritare; pak me shtypjen e grupeve të margjinalizuara e pak me arrestimin e jashtëligjshëm të opozitës. Kjo nuk na zmbraps as nuk na frikëson. Rezistenca vazhdon!"
Vetë Policia e Kosovës në një reagim sqaroi arsyet e arrestimit.
"Policia e Kosovës (PK), bazuar në urdhër arrestin e lëshuar nga organet e drejtësisë, sot në orët e pasdites në rrugën ‘Agim Ramadani’në Prishtinë, ka arrestuar personin D.M, i cili ishte në kërkim. Njësitet policore, po ashtu kanë arrestuar edhe tre persona (F.K, Z.H, G.K,) të cilët kanë penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, të cilët kanë tentuar t’u pamundësojnë zyrtarëve policorë zbatimin e urdhër arrestit. Të gjitha veprimet e zyrtarëve policorë janë realizuar konform autorizimeve ligjore, përderisa veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë".
