Zyrtati i BE-së në Prishtinë, Kosova kërkon liberalizimin e vizave
Një ditë pasi Parlamenti Evropian votoi që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë ka në themel të saj njohjen reciproke, zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Charles Michele, ka mbërritur në Prishtinë.
Ndryshe nga Serbia që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, Prishtina ka ndjekur kursin e Brukselit për këtë rast. Për këtë politikë të ndjekur, kreu i Këshillit Evropian e nisi fjalën e tij duke falenderuar Kosovën për ndjekjen e kësaj politike.
Ai foli për nismat rajonale, por pa i përmendur me emër.
“Dëshiroj që Kosova të marrë pjesë në forumet rajonale, dhe të implementojë të gjitha agjendat për një treg të përbashkët”, tha ai.
Një pikë tjetër ku u ndal zyrtari evropian ishte edhe dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.
"Angazhimi i Kosovës duhet të jjetë i fokusuar në përparimin e dialogut Prishtinë-Beograd dhe duhet gjithashtu të implementohen të gjitha marrëveshjet e kaluara," tha ai.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani deklaroi se procesi i liberalizimit të vizave për kosovarët është stërvonuar, teksa shtoi se Kosova është vendi më proevropian në Evropë.
Për Osmanin, procesi i liberalizimit të vizave është i vonuar pavarësisht plotësimit të kushteve.
"Kemi po ashtu nevojë urgjente që edhe BE-ja ta bëjë të qartë edhe një herë perspektivën europiane të të gjithë rajonit tonë e në vecanti të republikës sonë. Së pari dhe kryesorja është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Plani ynë është që të aplikojmë deri në fund të vitit për vend kandidat në BE. Prandaj pres që të punojmë sëbashku për tu siguruar që ky proces të ketë sukses," tha Osmani.
Vizita e Michelit në Kosovë ka vijuar edhe me kryeministrin Kurti.
Zyrtari i lartë evropian do të jetë në Ballkan kuadër të vizitave në disa shtete të rajonit.
