Arrestohet sërish Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

Policia e Kosovës e ka arrestuar Dardan Molliqajn, kreun e PSD-së dhe bashkëshortin e ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini.

Arrestimi i tij është bërë pas përfundimit të protestës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Për Molliqajn ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi.

Ndërkohë, Molliqaj gjatë protestës ka kritikuar ekzekutivin për vendosjen e policisë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Molliqaj: Me vendos policinë është provokim. Me i heq rrethojat pastaj ta vendosesh policinë është provokim. Nuk pashë që u sulmua dikush, qeveria Kurti i ka hequr rrethojat, ju lutem gjeni arsyetimin publik ku thotë që i kemi hequr rrethojat për me qenë e qasshme për qytetarin. Veteranët janë qytetarë të Republikës së Kosovës, qytetarë meritorë të republikës dhe lirisë, pse po ua qet’ Policinë? Pse po i heq rrethojat pra, lej rrethojat.