Çka përmbante marrëveshja mes komunës së Prishtinës dhe “Sunny Hill? (VIDEO)
Në muajin maj 2022 Kuvendi Komunal i Prishtinës, e kishte votuar dhënien e 17 hektarëve tokë kompanisë “Sunny Hill” për organizimin e festivalit.
Lokacioni i këtij festivali ishte paraparë të ishte Bërrnica e Poshtme dhe do ti jepej për shfrytëzim kompanisë Sunny Hill për 99 vjet.
Çka ishte paraparë të ndërtohej në Bërrnicë?
Në hapësirën prej 17 hektarësh ishte paraparë të ndërtohej një park i madh me pemë të shumta e pjesë tjera gjelbëruese.
Në këtë festival do të vendoseshin tre bina, ku do të përformonin këngëtarë me famë botërore gjatë katër ditëve të muajit gusht.
Sipas marrëveshjes komuna e Prishtinës, do të mund të organizonte edhe festivale të tjera shkruante media kosovare, klan Kosova aterhere.
26 asambleistë votuan atëherë pro dhe 19 kundër.
Investimi për rregullimin e parcelës do të ishte miliona.
'Shuma e përgjithshme e investimeve për 7 vitet e para shkon në 7 milionë euro. Parku të shndërrohej në një park publik, dhe në momentin që përfundon festivali të lihej i lirë për qytetarët apo të shfrytëzohej për evente të mëdha" tregon Alban Kastrati, menaxheri i projektit.
