Greqi/ Piloti vrasës vizitohet sot nga prindërit për herë të parë, ja çfarë u ka kërkuar
Nga Ora News Përditësimi i fundit 16 Qershor 2022, 10:50
Piloti Babis Anagnastopulos që vrau vitin që shkoi gruan e tij Caroline pritet të vizitohet nga prindërit e tij për herë të parë që kur u arrestua.
Sipas mediave greke, takimi pritet të ndodhë mesditën e sotme rreth orës 15:00, teksa janë bërë publike dhe kërkesat e tij.
Ai ka kërkuar që prindërit ti sjellin veshje, disa libra dhe të informohet se si është vajza e tij.
Momentalisht ai ndodhet në qeli me një vrasës shqiptar teksa në ditët në vijim pritet të bëjë kërkesën e tij përmes avokatit që e ka nën mbrojtje, Alexandros Papaionaddis për të filluar një punë me kohë të pjesshme në burg.