"Kemi vendosur bombë" 4 shkolla të Gjilanit marrin emailin kërcënues

Mëngjesin e sotëm në disa shkolla në rajonin e Gjilanit është dhënë alarm për bomba. Kërcënime për bomba kanë marrë shkollat e Novëbërdës, Kamenicës, Ranillugut dhe Kllokotit.

Drejtori i policisë për Rajonin e Gjilanit ka bërë me dije lajmin dhe dhe ka thënë se nuk ka vend për panik.

“Ju njoftojmë se nga orë të hershme të mëngjezit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se permes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shperthyes). Për momentin nuk ka vend për panikë. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilani, Ismet Hashani.