Vuçiç: Njohja reciproke me Kosovën, dëshirë e BE-së jo e jona

Këtë fillimjavë Parlamenti Evropian ka ndjekur linjën e Shtëpisë së Bardhë për të thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të ketë në themel të tij njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Evropianët dhe amerikanët kanë thelluar interesin e tyre për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor duke mbyllur edhe disa vatra të nxehta politike në rajon. Krahas Bosnjes, edhe mosnjohja e Kosovës është një temë tjetër e nxehtë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Palët dialogojnë në Bruksel prej vitesh tashmë, ndërsa ka marrëveshje të firmosura, por pas shkuar në hapin e domosdoshëm ku Beogradi njeh pavarësinë e Kosoës.

Këtë të mërkurë, për rezolutën e Parlamentit Evropian, ka reaguar presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

"Njohja reciproke është dëshira e tyre, është mirë që ata e duan, por ne nuk e duam. Dhe siç thashë - të gjithë kanë punën e tyre, ata kanë të tyren, ne kemi tonën," tha Vuçiç.

Në votimin e Parlamentit Evropian ku thuhet se në qendër duhet të jetë njohja, Vuçiq thotë se kërkon normalizim, jo njohje. Vuçiç thotë se korniza e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fokusohet mbi “normalizimin e marrëdhënieve” mes dy vendeve, dhe jo njohjes.

Ndërkohë, qeveria Kurti është e bindur se duhet të shkohet drejt një marrëveshjeje ku Kosova në fund të njihet nga Beogradi. Këtë kërkesë e ka përsëritur në Beograd kancelari Scholz, ndërsa administrate Biden e ka në fokus qendror.