Vuçiç: Na pret një dimër i vështirë
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka bërë me dije se sipas sanksioneve aktualisht të vlefshme nga 1 nëntori, Serbia nuk ka më të drejtë të importojë naftë ruse.
Gjithashtu ai deklaroi se shteti po përgatitet për një dimër të vështirë dhe se po siguron gjithçka është e nevojshme, duke shtuar se problemet shfaqen vazhdimisht.
Më tej theksoi se sot në Obrenovc shpenzohen 350 ton mazut, sepse qymyri ende nuk është i thatë dhe i cilësisë së mjaftueshme, duke shtuar se në dimër do të harxhohet shtatë herë më shumë se tani.
Në fillim të qershorit Bashkimi Europian miratoi zyrtarisht një ndalim për shumicën e importeve të naftës ruse.
Këto masa u cilësuan si sanksionet më të ashpra të vendosura nga BE-ja për luftën në Ukrainë.
Shefja e Komisionit Europian Ursula Von der LeyenVon der Leyen ka thënë se blloku shpreson t'i japë fund varësisë së tij nga hidrokarburet ruse, përfshirë gazin, deri në vitin 2027.
