Jurgen Klopp mbush 55 vjeç, grupi gjerman e uron live në koncert (Video)

T’i urosh idhullit ditëlindjen përpara një turme prej 50 mijë vetësh, ndoshta jo çdo njeri ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë. Grupi gjerman i rrymës punk “Die Toten Hosen” i këndoi trajnerit të Liverpool këngën e urimit gjatë performancës së tyre në Rostock, përpara mijëra të pranishmëve.

Një gjest dashurie ndaj teknikut gjerman, idhull për anëtarët e bandës së famshme. Këngëtari Andreas Fringe është mik i ngushtë i Klopp i cili mbushi 55 vjeç dhe artisti nuk e harroi duke e nxjerrë në plan të parë dhe duke ftuar turmën që ta çonte deri në fund urimin.

Shikojeni çfarë momenti fantastik;