Cristiano dhe Georgina me dhomë erotike nëntokësore në vilën e pushimeve (Foto)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2022, 17:40
Pas një sezoni të lodhshëm dhe aspak të suksesshëm e të ngarkuar me tension, Cristiano Ronaldo po shijon pushimet me familjen në Mallorca. Ditë relaksi total për CR7, fëmijët dhe të dashurën Georgina në një vilë në ishullin spanjoll, në të cilën është ndërtuar edhe një dhomë dashurie.
Sipas gazetës lokale “Ultima Hora”, shtëpia luksoze përveçse një palestre, pishine, dhomave me hidromasazh dhe fushave të ndryshme, ka edhe një dhomë erotike nëntokësore.

Vila ideale për të kaluar disa ditë larg zhurmës e futbollit pas një viti të komplikuar ku çifti humbi edhe djalin gjatë lindjes ë binjakëve.


