Evropa me një zë për Ukrainën/ Scholz, Macron dhe Draghi bashkërendojnë politikat
Liderët e tre vendeve të rëndësishme të Bashkimit Evropian kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të enjteje në Ukrainë.
Kancelari gjerman Scholz, shefi i Elizesë Macron dhe kryeministri italian Draghi ndodhen në Kiev për të treguar mbështetjen e tyre për sovranitetin e Ukrainës përball sulmit pushtues rus.
Liderët ndaluan në Irpin, ku presidenti Macron tha se kjo që ka ndodhur është një barbari dhe se dallohen shenjat e krimeve të luftës në qytezën perferike të Kievit.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë ndaluar në zona të ndryshme të vendit, si pjesë e udhëtimit të tyre simbolik në Ukrainë.
Luftimet janë të rënda në Lindje të Ukrainës. Rusët kanë marrë pjesë të ndryshme të lindjes, teksa trupat ukrainase janë hedhur në kundërsulm.
Më herët, presidenti ukrainas Zelensky ka kërkuar armatim të rëndë nga NATO, kryesisht nga amerikanët, gjermanët dhe francezët.
Roma në flakë, mbyllen shkollat për 48 orë
16 Qershor, 13:28
Gjermanët kanë ndryshuar politikën e tyre të sigurisë duke u armatosur vetë, duke ndihmuar në armatosjen e krahut Lindor të NATO-s si dhe duke dërguar armatim të rëndë në Ukrainë.
Francezët gjithashtu kanë treguar gatishmëri për ta ndihmuar Ukrainën në këto çaste të vështira, si dhe kanë dërguar trupa në frontin lindor të NATO-s.
Liderët evropianë janë në Kiev edhe për të dhënë mbështetje për rrugëtimin evropian që kërkon të ndërmarrë Ukraina.

