Gjendet pas 30 vitesh kambana e humbur e Kishës së Shën Nikollës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Qershor 2022, 12:42
Është gjetur pas 30 vitesh kambana e humbur e Kishës së Shën Nikollës, në qëndër të Rehovës.
"Hajdutët e ndershëm" e kishin parë të arsyeshme për ta kthyer në vëndin e duhur dhe e kishin vendosur në ambjentet e Kishës së Shën Thanasit, që ndodhet në rrugën Ersekë - Rehovë.
Këmbana ishte vjedhur para 30 viteve nga Kisha e Shën Nikollës. Njëkohësisht është kthyer së bashku me të dhe këmbana e Kishës së Shën Merise të Gostivishtit.
Të dyja janë lënë në mes të Kishës së Shën Thanasit që po ndertohet përgjatë rrugës së Rehovës.
Prifti i kishës e ka dalluar nga mbishkrimi që është kambana e vjedhur. Ndërkohë një grup pune nga Tirana do të përcaktojë nëse është kambana në fjalë ose jo.
