Të përndjekurit politik kundër rrëzimit të Besim Ndregjonit në Kuvend

Të përndjekurit politikë akuzojnë maxhorancën për urrejtje ndaj kandidaturës së propozuar prej tyre për anëtar të autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Kandidati Besim Ndregjoni nuk mori votat e nevojshme në Kuvend për të qenë anëtar i autoritetit te dosjeve.

Ata shprehen se as opozita nuk e denoncoi urrejtjen dhe mbajtjen peng të kandidaturës së tyre.

"Ne të perndjekurt politik të Shqipërisë, nën urrejtjen e vendimit politik të maxhorancës kundra kandidaturës së shumicës së të përndjekurve politik për anëtar të AIDSH, Rama, qeverisja socialiste e mbajtën peng për 4 vite rresht kandidaturën e shumicës së të përndjekurve politik.  Dhe fatkeqësisht as opozita nuk e denoncoi urrejtjen dhe mbajtjen peng të kandidaturës sonë."  

"Ne të burgosuri, të përndjekurit politik të Shqipërisë i  bëjmë me dije opinionit publik shqiptar, trupit diplomatik të akredituar në Tiranë maskaradën që zhvilloi parlamenti Shqiptar për riciklimin e anëtarëve të AIDSH-së, modelit patronazhist sipas emërtimeve të tyre. Denoncojmë rizgjedhjet rishatre të AIDSH-së e cila gjatë mandatit të saj 5 vjeçar jo vetëm nuk justifikoi misionin dhe detyrën e saj por e ktheu këtë institucion në shërbyes të maxhorancës socialiste sipas modelit patronazhist", shprehen ata në një deklaratë.