Konferenca kombëtare anti-korrupsion, ironia e Kryemadhit: Edhe Kajmaku do të drejtonte një panel nëse s’do ishte arrestuar në Itali

Nëse Kajmaku nuk do të ishte arrestuar në Itali, do të ishte në panelin e Konfenrencës Kombëtare Antikorrupsion të organizuar nga qeveria. Ky është postimi ironizues i Monika Kryemadhit, e cila i rikujton Ramës, se shqiptarët janë duke pritur veprim të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve, afera që sipas saj është i përfshirë edhe vetë kryeministri. 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar duke ironizuar konferencën antikorrupsion të organizuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet se një panel të kësaj konference mund ta drejtonte edhe ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku, nëse nuk do ta kishin arrestuar në Itali, ku u prangos me 20 kilogram kokainë.

Sipas saj të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë "kampionët" e kryeministrit.

Arrestimin e zyrtarëve të Korruptuar, Kryemadhi ia atriubuon Reformës në Drejtësi, duke rikujtuar se ajo në Kuvend u miratua me votat e të gjithë deputerëve për të krijuar një sistem të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv.

Më tej ajo thekson se I gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve, që sipas kryetares së LSI është një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë.

Postimin e saj Monika Kryemadhi e mbyll duke shkruar se: "Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë".