Çupi: Harta e re gjyqësore vendim i pastudiuar, ka faktor që duhet të merren parasysh
Deputetët e opozitës kanë kërkuar seancë dëgjimore me disa institucione të drejtësisë për hartën e re gjyqësore. Ata sqarojnë se kanë marrë shumë mesazhe nga qytetarë të ndryshëm lidhu me mbylljen e gjykatave për shkak të largësisë.
Deputetja e PD Dhurata Çupi dhe njëherazi nënkryetare e Komisionit të Ligjeve gjatë një interviste për Ora News me gazetarin Everest Dedaj foli rreth kësaj situate dhe tha se harta e re gjyqësore është një vendim i pastudiuar. Sipas saj ka disa faktor që duhet të merreshin parasysh në këtë hartë gjyqësore.
Dhurata Çupi: Është një vendim qartazi i pastudiuar, është një vendim i marrë pa njohur realitetin. Është një vendim i marrë qoftë nga informacionet sociale, apo në zyrat dhe në kolltuqet e zyrtarëve. Nëj gjë është e sigurtë, për Matin nuk mund të ketë një studim të tillë. Duhen dy orë e gjysëm nga qyteti, tre orë deri në katër orë nga fshati. Janë dhjetra fshatra të cilët nuk aksesohen me gjykatën e Peshkopisë. Është aksesi i tyre. Në një largësi dhe mungesë totale të transportit rrugor, në një mungesë totale transporti publik, pra janë disa faktor që duhet të merreshin parasysh në këtë hartë gjyqësore.
