Ju flet Moska - Pas gjashtë vjetësh, pasojat e eksperimentit Soros-Veliaj në Sri Lanka
Pas gjashtë vjetësh, pasojat e eksperimentit Soros-Veliaj në Sri Lanka ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.
Myftaraj: Erion Veliaj në vitin 2016 shpalli me bujë të madhe një lajm se do të merrte pjesë në forumin ekomomik që do të bëhej në Sri Lanka me mbështetjen e G. Soros.
Në janar 2016 udhëtimi i Veliaj bëri bujë sepse u zbulua në atë kohë nga një punonjës i udhëtimeve që ai udhëtonte me biznes klas, ndryshe nga sa thoshte ai që paguheshin nga organizatorët.
Në atë kohë Tirana ishte duke u përmbytur, por Veliaj shkoi në Sri Lanka dhe kishte bërë video ku shfaqej në pikat më të rënda të përmbytjes në kryeqytet, edhe pse nuk ishte në vend fare.
Zyra e marrëdhënieve me publikun e Bashkisë njoftoi se ai ishte si folës në atë forum. Aty thuhej se Veliaj ishte përzgjedhur si administrator dhe menaxher i aftë.
Soros ka ndërhyrë në këtë vend, një ishull në jug të indisë dhe ai donte të bënte një eksperiment ekonomik, dhe e mori Veliajn për model shtetari se si duhet të jenë.
6 vite më vonë, në këtë vend ndodhi një krize dhe katastrofë financiare, ku qeveria pranoi se janë futur në krizën më të thellë qysh nga shpallja e pavarësisë. Kjo falë modelit ekonomik të G. Soros.
Në Sri Lanka u bë një eksperiment ekonomik, u krijua një borxh publik dhe u rrit inflacioni, si dhe u bënë këto PPP-të e famshme që bëhen edhe në vendin tonë.
Ajo që po bëhet në Shqipëri me një ritëm të caktuar, disa gjëra që po bën Soros dhe njerëzit e tij këtu po bëhen sepse e dinë që duhet të bëhen me një ritëm të caktuar.
Në vitin 2016 Erion Veliaj ka qenë yll televiziv në Sri Lanka, ka qenë një histori suksesi. Sot njerëzit atje nuk e mbajnë mend Erion Veliajn, por Sorosin.
