Harta e re gjyqësore/ Avokatët një javë bojkot, Braho: E pamundur që drejtësia të realizohet në kohë
Avokatët kanë njoftuar bojkotin për gati një javë të çështjeve gjyqësore pasi kundërshtojnë hartën e re gjyqësore në vend që pritet të miratohet.
Avokati Ledio Braho gjatë një interviste për RTV ORA me gazetaren Besmira Palushaj foli mbi rreth kësaj çështje ku tha se se problemi qëndron në faktin që krijohet një numër i madh çështjesh të cilat ngelen stok.
Ai solli në vëmendje dhe çështjet që trajtohen nga Gjykata Administrative duke thënë se janë 20 mijë çështje stok, gjë që sipas tij është një precedent dhe për ndikimin që do të ketë harta e re gjyqësore.
Ledio Braho: Duhet të kishte reflektimpasi pasi kanë qenë disa tavolina që janë organizuar në lidhje më këtë çështje. Është një projekt që ka nisur shumë herët, që me krijimin e KLGJ. Dihej që do të shkriheshin një pjesë e gjykatave sidomaos gjykata shumë të vogla si e Përmetit apo e Pukës. Problematika lind me Gjykatat e Apelit kryesisht.
"Është provuar në rastin e Gjykatës Administrative dhe sot që flasim stoku është më shumë se 20 mijë çështje. Problemi është se nuk ka gjyqtarë, pritet që të krijohet i njëjti stok. Sot që flasim Gjykata e Apelit Tiranë ka një numër të konsiderueshëm të çështjeve të mbetura stok. Po të flasim për Gjykatën Administrative të Apelit, një gjyqtar sot ka 4 mijë e 500 çështje çka e bën të pamundur që drejtësia të realizohet në kohë", tha ai.
