Ndërron jetë Kristaq Kristo, mjeshtri i zërit në Radio Televizionin Shqiptar
Ka ndërruar jetë ditën e sotme Kristaq Kristo, mjeshtri i zërit në Radio Televizionin Shqiptar.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë një nga kolegët e tij, pedagogu programacionit në RTSH, Andrea Nathanaili përmes një postimi në Facebook.
Nathanaili: Kafen e mengjezit nuk do ta pi më me Kiçon … Kristaq Kriston, mjeshtrin dhe operatorin e zërit në RTSH. Ata që nuk e njohin, e kanë lexuar emrin e Kiços në titrat e qindra dokumentarëve, filmave artistike, filmave televizive, telenovelave, spektakleve, telereportazheve, emisioneve pa fund. Ishte vetëm 19 vjeç kur filloi punë në televizion.
Sot, pas 51 vjetësh, KIÇO na trishtoi pa fund. U largua nga kjo jetë një Mjeshtër, që nuk do na flasë më me zë, megjithèse mbeti gjithë jetën më i miri Mjeshtër Zëri në Televizion! Lamtumirë Kiço Kristo.

