Manja: Reforma në Drejtësi në rrugën e duhur, rezultati i parë vetingu

Në Konferencën e Antikorrupsionit të organizuar në Pallatin e Konkreseve  gjatë fjalës së tij Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja tha se Reforma në Drejtësi tashmë është në fazën e dytë atë të konsolidimit i sistemit. Ai tha se rezultati i parë i kësaj reforme është vetingu.

Ulsi Manja: Konstatoj me kënaqësi se faza e parë e reformës në drejtësi ajo e ngritjes dhe funksionalitetit të organeve të drejtësisë është tashmë e përfunduar. Kemi hyrë në fazën e dytë të kësaj reforme që është konsolidimi i sistemit në Reformën e Drejtësisë. Qëllimi kryesor i Reformës në Drejtësi ishte lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe rezultati i parë i kësaj reforme është vetingu. Sot që flasim 60% e magjistratëve kanë kaluar në sitën e vetingut dhe gati 60% e tyre ose janë shkarkuar nga procesi i vetingut ose kanë dhënë dorëheqje për shkak të vetingut.

"Reforma në sistemin e drejtësisë, lufta kundër korrupsionit brenda këtij sistemi ka qenë rruga e duhur dhe për këtë jam krenar", tha Manja.