Kombinati fiton, gjykata kundër Këshillit Bashkiak dhe Institutit të Ndërtimit

Aty ku dikur ka qenë pallati 153 sot ka mbetur vetëm gërmadhë e cila ka mbuluar edhe kujtimet e familjeve që kanë jetuar aty.

Që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 me deklaratat se u bënë disa ekspertiza dhe me vendim të Këshillit Bashkiak u vendos që pallati të shembej dhe pse nën kundërshtimin e banorëve.

Familjarët ndoqën rrugën ligjore duke e dërguar çështjen në Gjykatën Administrative. Shkalla e parë vendosi kundër Këshillit Bashkiak dhe Institutit të Ndërtimit.

"Vendimi që ka marrë Gjykata Administrative për pallatin 153 ka të bëjë me implikimet për të gjithë banorët e këtij pallati."

Gjykata vendosi në favor të Kishës që kishte në pronësi katin e poshtëm të këtij pallati duke e quajtur të padrejtë vendimin e Bashkisë.

"Gjykata i ka akorduar dëmshpërblim pronarit të Fondacionit Ungjellor që ka pas qenë në këtë pallat. Kjo shërben si një precedent. Por ky ka dhe një implikim tjetër, lidht me faktin që vendimet që kanë marrë një numër gjyqtarësh të Gjykatës Administrastive për një numër pallatesh tregon që këtu kemi të bëjmë me një fenomen pra me një praktikë të paligjshme."

Por pavarësisht se çështja ishte në dyert e drejtësisë, Bashkia vazhdoi me shembjen.

Tashmë banorët dhe drejtësia janë në një situatë absurd, pasi sipas gjykatës ndërtesa nuk duhej prekur, teksa institucioni i drejtuar nga Veliaj ka vepruar në mënyrë të njëanshme.

Banorët thonë se protestat e tyre kurrë nuk kanë qenë politike dhe se bashkimi i tyre ka ardhur si nevojë e rrethanave.

"E keqja në kombinat ka ardhur nga Rama dhe Veliaj."

Deri më tani gjykata ka vendosur që edhe katër pallate të tjera të mos shemben, ndërsa çështja ka shkuar në apel.