Përmbyllja e 13 të martave të kishës së Shna Ndout në Laç, mijëra pelegrinë drejt vendit të shenjtë

Dielli i 13 Qershorit që shënon kulmin e pelegrinazhit në Kishën e Shna Ndout në Laç gjeti aty mijëra pelegrinë.

Kishin ardhur në vendin që e cilësojnë të shenjtë nga e gjithë Shqipëria por edhe jashtë saj!

Me përkatësi të ndryshme fetare, vendit i njohin mrekulli

Rrugën e pelegrinazhit e kishin nisur që prej oreve të para të mëngjesit të së shtunës, në gjumët e shenjtit, në vargmalin e Kurbinit.

"Thonë që ata që kanë ardhur pa këmbë kanë ikur me këmbë. Ata pa sy kanë ikur me sy"

U lutën për shëndet e begati dhe zgjidhjen e problemeve që I shqetësojnë!

Fluksi i lartë i automjeteve krijoi kaos në lëvizje.

Nata e 12 qershorit u shoqërua me bllokim total të qarkullimit për shumë orë çka krijoi radhe kilometrike automjetesh nga autostrada deri në qytetin e Laçit.

Për të garantuar mbarëvajtjen e pelegrinazhit u angazhuan dhjetëra forca policie, ndërsa pranë ambienteve të kishës kanë qëndruar në gatishmëri autoambulanca dhe personeli mjekësor.

Përmbyllja e 13 të martave të kishës së Shna Ndout

Përmbyllja e 13 të martave të kishës së Shna Ndout

Përmbyllja e 13 të martave të kishës së Shna Ndout

Përmbyllja e 13 të martave të kishës së Shna Ndout