PS feston 31 vjetorin e themelimit, Baçi: Në thelb mbetet partia e punës, ka ruajtur me fanatizëm vijimësinë


Publicisti dhe studiuesi Agim Baçi, ka komentuar 31 vjetorit e themelimit të PS, ku dhe në selinë rozë, sot (12 qershor), po organizohet dhe një festë.

Në një intervistë për Ora News, me Anila Zyberajn, Baçi tha se PS është vazhdimësi e partisë së punës, vetëm se ka ndryshuar emrin.

Agim Baçi: Mbetet për të diskutuar 31 apo 81 sepse, në 12 qershorin e 91  po të kemi parasysh d dhe një fjali që do e keni parë edhe në You Tube, një duartrokitje shumë e madhe, për partinë Enver jemi gati kurdoherë, ku treguan vazhdimësinë, dhe nuk është se aty u shua partia e punës, por thjesht  u ndryshua emri dhe u bë PS. PS në këto vite e ka ruajtur me fanatizëm vijimësinë, sidomos po të kemi të bëjmë me simbolikën, me të shkuarën. Po të kemi parasysh se nuk ka asnjë ndëshkim të qartë të PS, për krimet e komunizmit. Në thelb PS pavarësisht se mund të flasë dhe mund të dënoj, në mënyrë individuale, persona të së shkuarës, në thelb, ka mbetur një vijimësi e partisë së punës.

Ai tha se modeli Kryeministrit Edi Rama, për të pasur të gjitha pushtet në dorë, lidhet me atë të së shkuarës.

Agim Baçi: Modeli i sotëm ku Rama ndihet krenar se ka uzurpuar çdo lloj pushteti deh së fundmi dhe pushteti i presidentit, lidhet me këtë lloj të shkuare. Rama e ka treguar qart se nuk i pëlqen të ketë opozitë. Rama ka trashëguar një gërshetim tyë së shkuarës dhe udhëheqësve populistë.