(Video) Shqipëri-Izrael, pjesa e parë mbyllet me një gol në fund. Broja dhe Balliu shkëlqejnë

Një gol në sekondat e fundit të 45 minutave e para të ndeshjes Shqipëri-Izrael, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Shqipëri kaotike dhe me një penallti të anuluar nga sistemi VAR që u fal nga mbrojtësi Vitor me një rast flagrant por më pas një penallti e fituar nga Ivan Balliu që u transformua në gol nga Armando Broja. Kuqezinjtë nuk bindin por fitojnë në fraksionin e parë të “Air Albania Stadium” ku regjistruan shumë volum por pak goditje në katërkëndëshin e mbrojtur nga Marciano, asnjëherë i thirrur për të bërë mrekulli me ndërhyrjet e tij.

(Video) Shqipëri-Izrael, pjesa e parë mbyllet me një gol në

Reja propozoi një formacion të ndryshuar krahasuar me Islandën ku Broja dhe Uzuni morën përsipër peshën e sulmit ndërsa Bajrami e Asllani atë të mesfushës.

(Video) Shqipëri-Izrael, pjesa e parë mbyllet me një gol në

Broja dhe Uzuni shumë aktivë në gjysmëfushën e miqve tentuan të jepnin shkëndijat e para, ndërsa rastin e parë të vërtetë e regjistruam në të 20-ën me Uzunin që në duelin me Vitor ky i fundit y dyshua se oreku topin me dorë.

(Video) Shqipëri-Izrael, pjesa e parë mbyllet me një gol në

Për arbitrin ishte penallti por pas konsultimit me sistemin VAR, u anulua gjithçka. Më pas, Balliu u ndalua në mënyrë të parregullt dhe këtë herë Shqipëria realizoi golin që çliroi këmbët e lojtarëve shqiptarë. 1-0, Shqipëria shkon në pushim me avantazhin e artë.