Reja ndryshon Shqipërinë. Modifikime radikale në formacionin zyrtar anti-Izrael

Modifikime të rëndësishme në formacionin e Shqipërisë për ndeshjen me Izraelin. Ndryshe nga sfida me Islandën ku Reja hodhi në fushë një formacion më të ekujlibruar, sonte në mbrëmje në “Air Albania Stadium” trajneri italian guxon gjithçka për gjithçka.

Me të zakonshmin 3-5-2 Reja zgjedh në portë Berishën dhe në mbrojtje treshen Gjimshiti-Veseli-Ismajli ndërsa nga krahët Balliun në të djathte dhe Hysajn në të majtë.

Ndryshime radikale në mesfushë me dyshen Asllani-Bajrami që zëvendësojnë Gjasulën e Çekiçin dhe do të mbështesin Abrashin si të mbijetuarin e vetëm të këtij reparti.

Në sulm, Broja dhe Uzuni do të tentojnë t’i japin më shumë thellësi fazës ofensive. 5 ndryshime krahasuar me formacionin e Islandës i ndikuar edhe nga mungesat e shumta;

 

Reja ndryshon Shqipërinë. Modifikime radikale në formacionin