Zyrtare/ Italia jashtë Kupës së Botës. Shuhen shpresat e të kaltërve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2022, 18:29
Shuhet edhe shpresa e fundit e Italisë dhe Kilit për të marrë pjesë në Kupën e Botës 2022. Komisioni i Disiplinës në FIFA ka hedhur poshtë kërkesën e Kilit për përjashtimin e Ekuadorit.
Vendim që lë te pandryshuar hartën e skuadrave pjesëmarrëse në Botëror me 30 emra që janë caktuar dhe dy të tjerë që do të mësohen brenda pak ditësh.
Italia shpresoi në përjashtimin e mundshëm te Ekuadorit dhe ripeshkimin e saj si skuadra e renditur më lart në klasifikimin e FIFA-s.
Të njëjtin pretendim pati edhe Kili që denoncoi aktivizimin e një lojtari që sipas pretendimeve nuk ishte ekuadorian por kolumbian. Bëhet fjalë për Byron Castillo.
