Nënshkruhet memorandumi mes Këshillit të Investimeve dhe Fakultetit të Ekonomisë
Fakulteti i Ekonomisë, organizoi një Konferencë Ndërkombëtare në kuadër të 65 vjetorit të krijimit të Universitetit të Tiranës.
Dekani Dhori Kule nënvizoi se kjo ngjarje u ofron një platformë akademikëve, studiuesve dhe praktikuesve kryesorë për të ndarë njohuritë, përvojën dhe idetë e tyre në një gamë të gjerë fushash shkencore me një interes të përbashkët në promovimin e zhvillimit të barabartë dhe të qëndrueshëm.
Dhori Kule: Shumë është folur për bashkëpunimin tonë dhe përfshirjen e ekonomistëve në kërkim. Ka ardhur koha ta thellojmë këtë bashkëpunim duke krijuar hapsira më të gjera.
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj e ftuar në konferencë, njoftoi edhe krijimin e skemës së garancisë rinore si një mundësi më shumë për të rinjtë.
Delina Ibrahimaj: Për ne kjo frymë bashkëpunimi është shumë e rëndësishme për të sotmen dhe për të ardhmen. Jemi duke hartuar dhe skemën e garancisë rinore si pjesë e iniciativës së Komisionit Europian në dobi të të rinjëve të Ballkanit Perëndimor.
Ndërmjet Këshillit të Investimeve dhe Fakultetit të Ekonomisë u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit mes Këshillit të Investimeve dhe Fakultetit të Ekonomisë, i cili angazhon edhe institucionet publike për të ndërmjetësuar procesin e ndërlidhjes.

