Atentat në Sauk/ I vunë tritol makinës, vritet Aleksandër Sadikaj
Aleksandër Sadikajt i është bërë atentat me eksploziv në Sauk. Makina me të cilën udhëtonte 27 vjeçari shpërtheu në ecje e sipër rreth orës 13:35 (11 qershor 2022) në afërsi të TEG.
Dyshohet se bëhet fjalë për një shpërthim me telekomandë.
Gazetari i Ora News, Edison Vatnikaj duke raportuar nga vendi i ngjarjes tha se 27 vjeçari ka pasur dëmtime të shumta nga shpërthimi.
Ai ka humbur jetën në spital.

Kamerat e sigurisë por dhe dëshmitë do të ndihmojnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë.

Policia Informacion shtesë: Në lidhje me lajmin e dhënë pak më parë se në afërsi të TEG-ut, në automjetin tip "Benz", në pronësi të shtetasit A. S. ka shpërthyer, dyshohet lëndë eksplozive, ju informojmë se:
Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi i mjetit, shtetasi A. S. ka ndërruar jetë në spital.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, ekipi antieksploziv i RENEA-s dhe Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
