Rusia dhe Kina rrisin kontektet politike dhe ekonomike

Autoritetet kineze dhe ato ruse inauguruan një urë lidhëse mes vendeve duke thënë se ajo ka rëndësi politike dhe diplomatike për marrëdhënien dypalëshe, veç asaj tregtare.

Kina dhe Rusia kanë shpeshtuar marrëdhëniet mes tyre, si në fushën e politikës dhe të tregtisë vitet e fundit.

Më herët, dy vendet hodhën hapin për ndërtimin e një hekurudhe, ndërsa tani kemi edhe një autostradë. Analistë të ndryshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare e kanë parë këtë hap të afrimit të Kinës me Rusinë si lëvizje me përfitim të dyfishtë. Sipas tyre, Rusia mund të shmang sanksionet e Perëndimit, ndërkohë që Kina çon përpara agjendën e saj për projektin ambicioz “Rruga e Mëndafshit”.

Amerikanët kanë reaguar se Kina nuk duhet të jetë një dritare për Rusinë kundër sanskioneve, por mesa duke, të dy vendet kanë vijuar të ndjekin agjendën e tyre. Më herët, Kina mori edhe një marrëveshje prefrenciale për çmimin e gazit rus, duke u bërë një partner tregtar shumë i rëndësishëm.

Autostrada ka kapacitet jo shumë të madh në krahasim më megastruktura të tjera botërore, ndërsa theksi vihet te bashkëpunimi i dy gjigantëve aziatikë. Ura ka një kapaciet prej 630 kamionë mallrash, 164 autobusësh në ditë.

Zëvendëskryeministri kinez dhe homologu rus thanë se ndërtimi i kësaj ure ka rëndësi politike dhe diplomatike përveç tregtisë.

Rusia ndodhet në një moment delikat ndërsa ka nisur një luftë pushtuese ndaj Ukrainës, por edhe pas pushtimit të fqinjit, udhëheqësi kinez dhe presidenti rus njoftuan planet për të rritur shkëmbimin tregtar nga 147 miliardë dollarë në vitin 2021, në 250 miliardë dollarë në 2024-ën.

Vlen të theksohet se vendet planifikojnë gjithashtu që të krijojnë një zonë të përbashkët bashkëpunimi ekonomik për të promovuar partneritetin strategjik gjithëpërfshirës Kinë-Rusi.