Pas Elbasanit, forcat RENEA zbarkojnë në Shkodër, kontrolle në disa lagje të qytetit

Një ditë pasi zhvilluan kontrolle në Elbasan dhe nuk mundën të kapin asnjë person të kërkuar, forcat RENEA, kanë rrethuar Shkodrën dhe aktualisht janë duke kryer kontrolle në disa lagje të këtij qyteti.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gazetari i "Ora News" Elton Qyno raporton se janë rreth 10 furgonë policie të repartit RENEA dhe FNSH, që kanë ndërhyrë në qytet, duke ushtruar kontrolle në bare, zyra dhe vende të ndryshme, ku besohet se fshihen  kontigjentë kriminalë.

Paraditen e sotme RENEA ndërmori operacionin ne Elbasan.

Një informacion për lokalizimin e mundshëm të Talo Çelës ka dërguar forcat speciale RENEA në Elbasan mbrëmjen e të enjtes, 9 qershor 2022. Dhjetëra banesa dhe biznese u kontrolluan mirëpo I shumëkërkuari nuk është gjetur duke nxjerrë kështu duarbosh forcat e rendit për të disatën herë.

Një ditë pas aksionit që u mbyll pa realizuar qëllimin për të cilin nisi, policia e Elbasanit është ngushëlluar me arrestimin e Kelmend Xhaferrit për të cilin gjykata kishte hequr masën disa muaj më parë.