Me video: Shikoni se si trafikantët e barnave narkotike shkëmbejnë paratë dhe dokumentet

SPAK dhe autoritetet italiane kanë shkatërruar një rrjet kriminal të trafikimit të barnave narkotike dhe atyre për Covid-19.

Në këtë operacion janë arrestuar 9 të dyshuar si dhe janë sekuestruan më shumë se 500 000 euro nga llogaritë bankare të të dyshuarve dhe barna me përmbajtje narkotike në vlerë prej 20 000 euro.

Mes të arrestuarve janë Ndue Pulaj biznesmen, Aurel Vula, Ilir Broqaj, Vladimir Peto, mjek, Aleksandër Gjoka biznesmen. Po ashtu, kontroll është ushtruar edhe në shtëpinë e kardiologut Edvin Priftit.

Ndërkohë, në pamjet e këtij operacioni, duken personat e përfshirë në këtë trafik që bëjnë shkëmbime mes tyre.

Shkëmbimet, të regjistruara nga Carabinierët italianë, bëhet në rrugë, në kafe ose në makinë, apo zyra ku shkëmbehen dokumente dhe para.

Autoritetet kanë filmuar këto shkëmbime, po ashtu edhe transportin, apo edhe blerjen e këtyre barnave në farmaci.

Mjekët e korruptuar dyshohen se kanë bashkëpunuar me grupin e organizuar kriminal në këmbim të parave ose shërbime seksuale.  

SPAK bën me dije se disa nga këto barna me përmbajtje narkotike ishin përdorur për të trajtuar pacientët me COVID-19, të cilat ishin shumë të kërkuara gjatë pandemisë.

Ndërkohë, sot më datën 10 Qershor 2022, SPAK në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me praninë e Oficerëve të Policisë Italiane, kanë kryer 11 (njëmbëdhjetë) kontrolle në ambientet e banesave, zyrave shtetërore (QSUT) dhe të subjekteve tregtare.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale dokumente mjekësore në gjuhën italiane, medikamente mjekësore dhe pajisje kompjuterike dhe prova të tjera me rëndësi për hetimin.

Me video: Shikoni se si trafikantët e barnave narkotike

Me video: Shikoni se si trafikantët e barnave narkotike

Me video: Shikoni se si trafikantët e barnave narkotike