Banorët e Kombinatit fitojnë betejën me bashkinë Tiranë, Gjykata i quan të paligjshme shembjen e 2 pallateve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2022, 17:10
Banorët e Kombinatit kanë marrë dy fitore të tjera ndaj Bashkisë së Tiranës, lidhur me shembjen e dy pallateve në këtë zonë.
Kështu, bëhet fjalë për pallatin 142 dhe 153, ku ky i fundit është shembur nga bashkia e Tiranës tashmë.
Gjykata e ka quajtur si të padrejtë vendimin e bashkisë së Tiranës në favor të prishjes dhe tashmë banorëve u lind e drejta për dëmshpërblim.
Banorët janë ndihmuar nga avokat Irena Dule dhe Dorian Matlija të cilët kanë argumentuar në mbrojtje të këtyre banorëve kundër bashkisë.
