Kostot e pushimeve në Shqipëri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Qershor 2022, 20:19
Feride Kuqi ishte e ftuar në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA për të folur rreth zgjedhjeve që bëjnë shqiptarët për të kaluar pushimet verore.
Ajo u shpreh se shpesh artikulohet ideja se shpenzon më pak nëse i kalon pushimet jashtë krahasuar me pushimet në Shqipëri.
Ndër të tjera ajo vuri në dyshim sigurinë që kanë njerëzit gjatë pushimeve në jug të vendit.
Feride Kuqi: Në biseda mes miqsh dëgjon shumë “hajde ti bëjmë pushimet jashtë sepse harxhon më pak dhe sheh një vend të ri dhe kënaqesh. Jugu në Shqipëri mbetet I frikshëm sepse kemi parë në lajme, kemi dëgjuar shumë ngjarje dhe situata të pakëndshme. A jemi të sigurt, të shkojmë për qejf dhe të përfundojmë në tragjedi?
